Ballina Sport Cristiano Ronaldo thyen karantinën, shkon në…(FOTO)

Cristiano Ronaldo thyen karantinën, shkon në…(FOTO)

42
SHPËRNDAJE

Polemika në Portugali për idhullin e futbollit, Cristiano Ronaldo. Stërvitja e personalizuar që lojtari i Juventusit, në izolimin prej koronavirusit ka kryer ditët e fundit në stadiumin Madeira, në fakt ka ngjallur reagime negative edhe në Lisbonë.

Pas shpërndarjes së fotove që tregonin se CR7 i ishte vënë në dispozicion impiani kryesor i qytetit, “Deportivo Nacional”, në Choupano, mbi të nisën kritikat. Mirëpo Ronaldo ka gjetur shpejt një aleat të rëndësishëm. Ky është Pedro Ramos, këshilltari shëndetësor i rajonit të Madeiras në Portugali:

“Ronaldo nuk ka nevojë për leje të posaçme për t’u trajnuar “, – tha Pedro Ramos, këshilltar shëndetësor për rajonin e Madeiras në konferencën për shtyp të përditësimit të të dhënave rreth Covid-19.  “Ai ka të drejtë të stërvitet për aq kohë sa respekton rregullat si të gjithë qytetarët: nuk ka asnjë privilegj për të”.

-----