Ballina Lajme nacionale Cramon: Kosova t’i kthehet dialogut, Serbia ta njohë Kosovën

Cramon: Kosova t’i kthehet dialogut, Serbia ta njohë Kosovën

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon  së fundmi është shprehur se beson se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në dialog dhe në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Von Cramon ka thënë se nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën evropiane atëherë qeveria Kurti duhet ta vendosë dialogun si prioritet.

“Nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogun me Serbinë duhet të jetë në prioritet e Albin Kurtit dhe qeverinë e re”, tha ajo për Deutsche Welle. Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek Vuçiç, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.

“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtutjeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim. Presidenti Vuçiç njëherë ka thënë se një ditë do të ketë disa gjëra që Serbia do të duhet t’i përbijë të cilat nuk do t’i pëlqejnë atij. Pyetja është se kur ai pozicion do të jetë i mundur të ketë përkrahjen më të madhe në vend”, ka thënë ndër të tjera Von Cramon./abcnews.al

The post Cramon: Kosova t’i kthehet dialogut, Serbia ta njohë Kosovën appeared first on Abc News.

---- ----
-----