
Futbolli në Portugali po kalon një krizë për shkak të pandemisë së COVID-19. Mediat shkruajnë se klubet rrezikojnë falimentimin. Por ylli portugez Cristiano Ronaldo, bashkë me shokët bëjnë një gjest për tu vlerësuar.
Duke qenë se shumë klube në ligat e ulëta rrezikojnë pasi kanë financa të dobëta, Ronaldo dhe lojtarët e kombëtares portugeze, kanë vendosur që gjysmat e bonuseve të marra për kualifikimin në Euro 2020, ta japin për klubet e ligave të ulëta, që kapin shifrën e 4.7 milionë euro.
CR7 që ndodhet në Portugali edhe më parë ka ndihmuar punonjësit e shëndetësisë duke financuar blerjen e pajisjeve mbrojtëse shëndetësore.