Ballina Shëndetësi Covid, pse antitrupat mund të zgjasin nga pak ditë deri në disa...

Covid, pse antitrupat mund të zgjasin nga pak ditë deri në disa vite

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Antitrupat kundër Sars-CoV-2, të zhvilluara pas infeksionit, pësojnë ulje me ritme të ndryshme: ndërsa për disa individë, ato zgjasin disa ditë, për të tjerët, ato do të vazhdojnë me dekada.

Këto janë përfundimet e një studimi të ri, i cili thotë se ashpërsia e infeksionit Covid-19, mund të jetë një faktor vendimtar për të patur një mbrojtje më të qëndrueshme kundër ri-infektimit.

Hulumtimi, i publikuar” në revistën “The Lancet Microbe”, zbuloi se pacientët e kuruar me nivele të ulëta të antitrupave neutralizues, mund të mbrohen ende nga ri-infektimi, nëse kanë imunitet të fortë në formën e qelizave T.

Parashikimet për mbrojtjen

Në studim, shkencëtarët nga “Duke-Nus Medical School del National Center for Infectious Diseases”,  ndoqën 164 pacientë me Covid-19 për gjashtë, deri në nëntë muaj, duke analizuar gjakun e tyre për neutralizimin e antitrupave kundër Sars-CoV-2 dhe qelizave T të kujtesës, molekulat që njohin dhe sinjalizojnë qelizat e infektuara nga virusi në sistemin imunitar dhe që mund të ndërhyjnë për t’i eliminuar ato.

Shkencëtarët më pas e përdorën këtë informacion për të ‘stërvitur’ një algoritëm mësimi makinerie, për të parashikuar trajektoret e antitrupave neutralizues të njerëzve me kalimin e kohës.

“Klasifikimi” i antitrupave

Bazuar në analizë, studiuesit i klasifikuan njerëzit në pesë grupe, sipas kohëzgjatjes së antitrupave të tyre.

Grupi i pare, përfshiu ata që nuk zhvilluan kurrë antitrupa të dukshëm neutralizues, të quajtur gjithashtu grupi “negativ” dhe përbënte 11.6% të pacientëve në studim.

Grupi  “në rënie të shpejtë”, i cili përfshinte 26.8% të pacientëve, kishte nivele fillestare të ndryshueshme të antitrupave, të cilat ranë me shpejtësi.

Grupi, “në zbehje të ngadaltë”, i cili përfshinte 29% të pjesëmarrësve, kryesisht u testuan pozitivë për antitrupa, gjashtë muaj pas infektimit.

Grupi “këmbëngulës”, që përbënte 31.7% të individëve, tregoi ndryshime të vogla në nivelet e antitrupave deri në 3 muaj.

Një grup i vogël (1.8%), “me një përgjigje të vonuar”, tregoi një rritje të konsiderueshme të antitrupave neutralizues gjatë rimëkëmbjes së vonë.

Roli i limfociteve T

“Ky studim, tregon se jetëgjatësia e antitrupave funksionalë neutralizues kundër Sars-CoV-2, mund të ndryshojë shumë dhe monitorimi individual është i rëndësishëm”, tha profesor Wang Linfa, bashkëautor i studimit, “dhe kjo punë e jona, mund të ketë pasoja për jetëgjatësinë e imunitetit pas vaksinimit”.

Sipas studimit, pacientët, përfshirë ata në ‘grupin negativ’, treguan imunitet të qëndrueshëm të qelizave T gjashtë muaj pas infektimit fillestar, duke treguar që individët, ende mund të mbrohen, nëse kanë imunitet të fortë të qelizave T, edhe kur niveli i antitrupave neutralizues është i ulët.

“Studimi ynë, ekzaminon antitrupat neutralizues, që janë të rëndësishëm për mbrojtjen nga Covid dhe zbuluam se antitrupat kundër Sars-CoV-2, zvogëlohen me ritme të ndryshme”, – komentoi David Lye, i “National Center for Infectious Diseases di Singapore”.

“Sidoqoftë, prania e imunitetit të limfociteve T, siguron shpresën e mbrojtjes afatgjatë, që do të kërkojë më shumë studime dhe kohë për të konfirmuar provat epidemiologjike dhe klinike”.

Imuniteti afatgjatë

Një studim tjetër nga “Instituti i Imunologjisë, La Jolla”, i publikuar në fund të janarit në “Science Immunology” dhe kushtuar rolit të limfociteve T, arriti në përfundimin se, subjektet, me raste të rënda të Covid, mund të kenë imunitet më të theksuar afatgjatë, falë rritjes së mbrojtjes të qelizave T,  “të kujtesës”, të nevojshme për të luftuar ri-infektimin.

Ata gjetën përgjigje më të dobëta të qelizave CD8 + T (përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave pritëse të infektuara nga virusi), te pacientët e infektuar lehtë (një fenomen i njohur si zbrazja e qelizave T).

Në subjektet e sëmura rëndë, megjithatë, reagimi i qelizave CD8 + T, ishte shumë më intensiv. Sidoqoftë, hetimi u bazua vetëm në mostrat e gjakut dhe qelizat T, në indet më të prekura nga virusi (për shembull mushkëritë), do të studiohen në të ardhmen.

SI

---- ----
----
-----
-----