Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19, ulje shifrash në Itali: Vaksinat e para mbërrijnë më 27 dhjetor

COVID-19, ulje shifrash në Itali: Vaksinat e para mbërrijnë më 27 dhjetor

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bilanci italian i koronavirusit sot flet për një ulje domethënëse të shifrave, siç ndodh shpesh herë gjatë  fundjavës.

Sipas autoriteteve italiane, u regjistruan 16308 raste të reja infektimesh me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 18 mijë. Viktimat janë 553, 121 më pak se 24 orë më parë. Në rënie edhe raporti testime/pozitivitete, që bie poshtë 10%.

Veneto konfirmohet si rajoni më i goditur me 3834 raste, i ndjekur nga Lombardia me 1944 dhe Emilia Romanja me 1641.

Vendi do të mbyllet pothuajse totalisht nga data 24 deri në 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët, me skena grumbullimesh që shqetësojnë ekspertët.

Sipas autoriteteve, fushata e vaksinimit me vaksinën Pfizer në Itali do të fillojë më 27 dhjetor me rreth 10 mijë vaksina kryesisht për personelin mjekësor, që do pasohen në janar me fushatën masive.

---- ----
----
----- ----
-----