

Edhe në Kosovë do të lehtësohen masat, ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdon që të ulet nga dita në ditë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha për mediat se nga dita e enjte do të shtohet liria e lëvizjes.
Tani qytetarët do të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 pa kufizime.
Vitia ka thënë se deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina.
“Nga data 28 maj orari i lëvizjes së qytetarëve do të ndryshojë, do të largohen masat që i kemi pasur deri më tani, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes qytetarët do të lëvizin pa kufizime. Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina”, u shpreh Vitia.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se deri tani janë bërë 13 mijë teste, dhe se do të vazhdohet testimet çdo ditë, se rreziku nga virusi nuk ka kaluar.