Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19/ Shkon në 6077 numri i të vdekurve në Itali

COVID-19/ Shkon në 6077 numri i të vdekurve në Itali

14
SHPËRNDAJE

Në Itali, nga nisja e pandemisë së koronavirusit, numri total i të infektuarve ka shkuar në 63927. Në 24 orët e fundit, numri i të prekurve ka vajtur në 4789, me një rritje me 8.1%.

Numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 6077, me një rritje prej 601 9+11%) dhe 7432 janë shëruar (408 në 24 orët e fundit).

Aktualisht, janë 50.418 personat e infektuar (pa të vdekurit, të shëruarit). Janë 3204 pacientë në terapi intensive (+195; 6.8%), ndërsa 26522 janë të vetizoluar dhe 20692 të shtruar.

Autoritetet italiane vazhdojnë që të aplikojnë masa të forta në përpjekje për të shmangur përhapjen e pandemisë. Aktualisht, i gjithë vendi është në karantinë, ndërsa qeveria po mendon për masa për të mos lejuar që kjo situatë të sjell falimentimin e biznesit.

-----