Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19/ Rrëfimi i trishtë i amerikanes: Asgjë nuk e përshkruan dhimbjen time,...

COVID-19/ Rrëfimi i trishtë i amerikanes: Asgjë nuk e përshkruan dhimbjen time, për tri ditë humba gjithçka

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një fat shumë i trishto për një familje amerikane që u shkatërrua nga koroanvirusi. Një grua nga Michigan ka humbur burrin e saj dhe djalin e vetëm brenda tre ditëve.

Sandy Brown u përpoq të qetësonte djalin e saj, Freddie, i vetëm dhe i trembur në njësinë e kujdesit intensiv në spital.

----

Babai i tij kishte vdekur disa ditë më parë. Fredi, vetëm 20 vjeç, ishte i shqetësuar se do të vdiste gjithashtu, por një ditë më vonë vdiq edhe ai.

Pas vdekjes së djalit, nëna e tij mbeti krejtësisht vetëm dhe pa familje tashmë.

“Nuk ka as një fjalë të krijuar për të përshkruar dhimbjen time. Është e paimagjinueshme”, tha ajo, citon “Mail“.

Agonia për t’i thënë lamtumirë të dy burrave në jetën e saj u ndërlikua edhe më tej nga fakti se nuk ishte në gjendje të ishte me ta gjatë momenteve të fundit.

Tani në orën e saj të pikëllimit, ajo nuk mund të ngushëllohet nga miqtë as edhe me një përqafim në funerale për shkak se duhet të izolohet në shtëpinë e saj.

Sandy nga Grand Blanc, në veriperëndim të Detroit ngeli shtatzënë në moshën 40 vjeçare.

----- ----