Ballina Lajme Bota/Rajoni Covid-19: për një vaksinim mbarëbotëror

Covid-19: për një vaksinim mbarëbotëror

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Le Monde

Vendet e G7 pohojnë të kenë rigjallëruar multilateralizmin. Ato duhet të bëjnë ç’është e mundur për të siguruar një shpërndarje të barabartë të vaksinave në botë.

Tashmë faqja Trump kaloi. Pas katër vitesh ndarje ndërmjet Europës dhe Shteteve të Bashkuara, drejtuesit e shtatë vendeve të G7 ju ribashkuan, më 19 Shkurt, idesë të multilateralizmit dhe vullnetit për të punuar së bashku. Pas mori pjesë në mbledhjen e parë të G7 në videokonferencë, presidenti amerikan Joe Biden shpalli “kthimin” e Amerikës dhe të Aleancës transatlantike, me rastin e një forumi tjetër virtual, public, Konferencës së Mynihut mbi sigurinë.

Pas tij, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Macron, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri britanik Boris Johnson, u shprehën të kënaqur për këtë harmoni të rigjetur dhe të zhvillimit që do të mund t’i japë ajo bashkëpunimit ndërkombëtar.

Vullneti i tyre multilateralist u vu në provë që në momentet kur ata u shprehën. Padyshim, ata u dëgjuan, veçanërisht me vëmendje, për çështjen e shpërndarjes botërore të vaksinës kundër Covid-19. Kjo është e arsyeshme, sepse, nëse popullsitë e vendeve të pasura ankohen që nuk kanë marrë menjëherë vaksinat kaq të pritura e të dëshëruara, ato të vendeve të varfëra nuk ju kanë parë akoma as ngjyrën, veç në disa raste, nën etiketën kineze.

Që në muajin janar, në forumin ekonomik të Davos, presidenti jug-afrikan Cyril Ramaphosa, akuzonte vendet e pasura “të kenë akaparuar” vaksinat. Një ditë para konferencës së G7, presidenti Macron lëshoi një “gur në lumë”. “Ne po lëmë të instalohet ideja që disa qindra miliona vaksina janë shpërndarë në vendet e pasura dhe që ne as nuk kemi filluar me vendet e varfëra” deklaroi ai në Financial Times. Kjo mangësi, theksoi ai, i lë rrugë të lirë Moskës dhe Pekinit që t’ju dhurojnë vendeve afrikane vaksina të pa homloguara akoma nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS).

Kjo ide e shprehur, përputhet me realitetin. Të hutuar e frustruar nga ngadalësia e livrimit të dozave të porositura dhe të pamjaftueshmërisë të kapaciteteve prodhuese të industrive të tyre farmaceutike, europianët kanë harruar angazhimet e tyre në ndihmë të shpërndarjes së barabartë në shkallë botërore. Inisiativa Covax, nën drejtimin e OMS, parashikonte vaksinimin e 20% të popullsisë të rreth 200 vendeve si edhe një mekanizëm financimi përvendet më të varfëra të prekur nga pandemia. Një tjetër inisiativë ACT-A, duhej të përshpejtonte këto procese.

Progrese të arritura

Duke i qëndruar besnik taktikës së tij të nxitjes së debatit me marrjen e një pozicioni goditës në vigjile të një mbledhje ndërkombëtare, Macron sugjeroi që Shtetet e Bashkuara dhe Europa të japin 5% të dozave të tyre vendeve afrikane. Ai nuk mori sadisfaksionin që priste pasi u ruajt fort për të mos precizuar saktë modalitetet e propozimit të tij. Por, sidoqoftë, disa përparime u kryen.

Shtetet e Bashkuara, kthimi i të cilëve në OMS është i mirëpritur, njoftuan një dhurim prej 4.3 miliardë dollarë (3.53 miliardë euro) për Covax. Gjermania do të derdhë 1.5 miliardë dollarë; Bashkimi Europian do të dyfishojë pjesmarrjen e tij, duke shkuar në 1 miliardë euro. Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë tepricat e saj. Macron do të donte të gjenden 13 milionë doza për të vaksinuar, me prioritet, punonjësit sanitarë afrikanë.

Fort mirë, por problemi është më i gjërë. Nëse do të duhet të mposhtet pandemia me shpejtësi, duhet nxituar seriozisht. Kjo kërkon bashkëpunimin e laboratorëve të perëndimit për të lejuar një prodhim në nivel botëror, me një politikë çmimesh të pranueshme. Një sfidë e vërtetë për multilateralistët.

Përktheu dhe përshtati: M.Spiro

---- ----
----
-----
-----