Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19 nuk ndal punën, Gjermania do pranojë mijëra punëtorë në prill dhe...

COVID-19 nuk ndal punën, Gjermania do pranojë mijëra punëtorë në prill dhe maj

235
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjermania do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma, njoftoi qeveria gjermane.

Ministria gjermane e bujqësisë njoftoi se ata kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për të lejuar hyrjen për 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.

----

“Punëtorët duhet të mbërrijnë me aeroplan dhe jo me autobus për të mbrojtur veten nga kërcënimi i koronavirusit”, tha ministria e Bujqësisë në një deklaratë.

Sipas kushteve të vendosura, punëtorët sezonalë, duhet të bëjnë një ekzaminim mjekësor dhe të mbajnë distancën nga njëri-tjetri gjatë punës.
Shumë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, po zbatojnë kontrolle kufitare për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Fermerët gjermanë dhe përpunuesit e frutave kanë paralajmëruar se masa të tilla mund të parandalojnë hyrjen e mijëra punëtorë sezonalë nga Evropa, por edhe në rritjen e çmimeve.

Shumica e punëtorëve sezonalë janë nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria.
Në fillim të javës, Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit.

----- ----