Ballina Lajme nacionale COVID-19 nuk i infekton, por në Kosovë 87 fëmijë deri 9 vjeç...

COVID-19 nuk i infekton, por në Kosovë 87 fëmijë deri 9 vjeç janë sëmurur

73
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Kosovë janë 87 fëmijë të moshave nga 0 deri në 9 vjeç të infektuar me COVID-19. Në ditët e fundit, në Mitrovicë u sëmurën me koronavirus tre fëmijë të moshave 1, 2 dhe 3 vjeç.

----

Edhe pse, ekspertët kanë paralajmëruar se koronavirusi i ri po “i kursen” moshat e reja, në Kosovë të infektuarit nga 0 deri në 9 vjeç, përbëjnë gati 10 për qind të numrit të përgjithshëm prej 945.

Ndërkohë janë 86 të infektuar nga grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç.

“Fatmirësisht nuk ka të vdekur te këto grupmosha”, thuhet në një përgjigje të MSH-së për KOHËN.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me koronavirus, janë shënuar 945 raste. 29 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që 690 janë shëruar.

----- ----