Ballina Shëndetësi “Covid-19 nuk do të zhduket kurrë”, ekspertët japin lajmin tronditës: Eshte si...

“Covid-19 nuk do të zhduket kurrë”, ekspertët japin lajmin tronditës: Eshte si fruthi…

78
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
“Covid-19 nuk do të zhduket kurrë”, ekspertët japin lajmin tronditës: Eshte si fruthi…

Ëndrra e njërëzve se vaksina anti-covid do e zhdukë armikun e padukshëm, shkatërrohet. Kanë qenë deklarata e dr. John Brownstein i cili deklaron se ky koronavirus do të jetë present gjithmonë.

Nga ana tjetër, Dr Paul Offit, drejtori i Qendrës së Edukimit të Vaksinave, tregon se në thelb, të zhdukësh këtë virus, është e pamundur.

“Ky virus nuk është si fruthi, ku mund të merrni imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës”, tha ai, ndërsa shton se vaksinat dhe ilaçet e reja do të luftojnë sëmundjen e rëndë dhe se virusi do të shkaktojë më pak vdekje sesa gripi.

Virologët e quajnë këtë një sëmundje “endemike” dhe se në vitet e ardhshme njerëzit do të ekspozohen ndaj tij në fëmijëri dhe do të zhvillojnë imunitet, i cili do t’i mbrojë më vonë kundër sëmundjeve të rënda. “Unë mendoj se do të bëhet sezonal, si të gjitha infeksionet virale akute të frymëmarrjes.”, shton Sarah Cobey, një epidemiologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos.

Më tej ata tregojnë se kjo të bëhet endemike, pasi sipas tyre virusi mund të marrë një rrugë të ngjashme me katër koronaviruset ekzistuese “njerëzore” që janë tashmë në qarkullim dhe shkaktojnë infeksione të sipërme të frymëmarrjes.

Jennie Lavine thotë se njerëzit nuk duhet të presin imunitetin e tufës, si një mënyrë për të frenuar infeksionet e virusit, pasi imuniteti që parandalon transmetimin zbehet, ata do të vazhdojnë të kenë infeksione periodike. Ekspertët thonë se është ende e paqartë se sa zgjat imuniteti pas infeksionit, por provat sugjerojnë se, ndryshe nga disa viruse, Covid-19 nuk ka gjasa t’ju japë imunitet gjatë gjithë jetës

“Covid-19 nuk do të zhduket kurrë”, ekspertët japin lajmin tronditës: Eshte si fruthi…
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----