Ballina Lajme Bota/Rajoni Covid-19 në Kosovë: 17 viktima nga koronavirusi dhe 294 të infektuar

Covid-19 në Kosovë: 17 viktima nga koronavirusi dhe 294 të infektuar

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Kosovë të martën është raportuar edhe për 17 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin e tij ditor ka njoftuar se në bazë të 1.035 mostrave të testuara, të infektuar me koronavirus kanë rezultuar 294 persona.

Të shëruar janë regjistruar 482 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.346.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 47.203 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.220 pacientë kanë vdekur ndërsa 34.637 janë shëruar.

---- ----
----
----- ----
-----