Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19/ Mjekët apelojnë të mos përdoret gaz lotsjellës dhe sprajt me piper,...

COVID-19/ Mjekët apelojnë të mos përdoret gaz lotsjellës dhe sprajt me piper, kanë një arsye të fortë

35
SHPËRNDAJE

Ndërsa protestat vazhdojnë që të shtohen në SHBA, shkencëtarët kanë një tjetër shqetësim. Ata i tremben mënyrës së të vepruarit të policisë, që për të shpërndarë turmat hedh gaz lotsjellës si edhe prajt me piper.

Sipas mjekëve, përdorimi i tyre ndaj protestuesve e rrit përhapjen e COVID-19 te njerëzit.

SHBA kaloi momente mjaft të vështira për shkak të koronavirusit, me mijëra të vdekur dhe të infektuar.

Ndërkohë që tani, pasi endi ka nisur hapjen, afërsia e njerëzve në protesta, por edhe taktikat e policisë, rrezikojnë që të sjellin një tjetër gjendje kaotike.