Ballina Lajme nacionale Covid-19 mbledh Kuvendin e Kosovës

Covid-19 mbledh Kuvendin e Kosovës

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 nga ana Qeverisë.

Seanca plenare do të fillojë në ora 13:00.

Debati mbi gjendjen me koronavirus mbahet në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve me sëmundjen infektive, si pasojë e së cilës nga e premtja e kaluar janë ndërmarrë masa të reja rigoroze që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e gastronomisë.

Vendi ynë dje ka regjistruar edhe 688 raste të reja pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11.431 dhe janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.

The post Covid-19 mbledh Kuvendin e Kosovës appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----