Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19: Mbi 79 milionë raste në botë

COVID-19: Mbi 79 milionë raste në botë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 79 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 79 057 616 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18 917 152 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10 123 778 raste, Brazili me 7 366 667, Rusia 2 933 753, Franca 2 505 875, Britania 2 149 551, Turqia 2 082 610, Italia 1 991 278, Spanja 1 847 874, Gjermania 1 587 908, Argjentina 1 553 865, Kolumbia 1 544 826, Meksika 1 350 079, Polonia 1 226 883. Irani 1 177 004 dhe Peruja me 1 002 263 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,73 milionë persona, kurse mbi 55,6 milionë janë shëruar.

---- ----
----
-----
-----