Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19: Mbi 110 milionë raste në të gjithë botën

COVID-19: Mbi 110 milionë raste në të gjithë botën

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 110 053 373 persona në botë janë diagnostikuar me infeksionin e koronavirusit ndërsa 84 871 611 pacientë janë shëruar, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Në faqen e internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë sipas të dhënave nga mëngjesi i së dielës, 2 430 153 persona kanë humbur jetën në të gjithë botën si pasojë e COVID-19.

Në botë momentalisht janë 22 752 168 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 97 257 janë në gjendje më të rëndë.

SHBA-ja është një prej vendeve më të goditura nga pandemia e COVID-19 me 28 381 220 raste dhe 499 990 viktima.

Koronavirusi nga fundi i vitit 2019 u shfaq në qytetin kinez Wuhan ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të vitit 2020 e shpalli pandemi globale COVID-19.

---- ----
----
----- ----
-----