Ballina Lajme nacionale COVID-19, Maqedonia e tejkalon SHBA-në

COVID-19, Maqedonia e tejkalon SHBA-në

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

737 persona vetëm në muajin nëntor janë regjistruar se kanë ndërruar jetë si pasojë nga COVID-19. Me 32 viktimat e djeshme, Maqedonia e tejkaloi edhe SHBA-në në listën botërore me vende me vdekshmëri më të madhe nga COVID-19 në 1 milion banorë.

Maqedonia gjendet në vendin e 7 në botë dhe në top 5 në Evropë. Në qendrat COVID në Shkup në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 38 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona dhe gjithsej 480 persona të dyshimtë dhe të infektuar mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit në COVID-qendrat në spitalet e vendit janë evidentuar se mjekohen gjithsej 816 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë me COVID-19. Nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 1 731 persona./TV21

The post COVID-19, Maqedonia e tejkalon SHBA-në appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----