Ballina Lajme Bota/Rajoni COVID-19: Italia ndalon edhe festat private në shtëpi dhe sportin amator

COVID-19: Italia ndalon edhe festat private në shtëpi dhe sportin amator

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet italiane vendosën të ndalojnë edhe festat private, madje edhe në shtëpi, si edhe pezulluan zhvillimin e sporteve amatore të kontaktit, të tilla si kalçetot.

Këto janë dy nga masat më të forta që do të merren pas dy ditësh, pas takimit të autoriteteve shëndetësore dhe politike italiane dhe që, sipas asaj që mësohet nga burimet qeveritare, do të sanksionohen me anë të një dekreti të kryeministrit, Giuseppe Conte.

Këto masa do të shtonin frenimin për jetën e natës, me ndalimin nga ora 21:00 dhe me mbylljen e bareve dhe restoranteve në mesnatë (00:00).

Meqenëse të dhënat tregojnë se infeksionet ndodhin kryesisht midis miqve, do të ketë një ndalesë në festat private, përfshirë edhe ato nëpër shtëpi.

Maksimumi në restorante do të jetë 30 persona.

Pritet që këto masa, sipas të gjitha gjasave, të fillojnë nga e mërkura e ardhshme.

Dje, Italia pati 5 724 raste të reja dhe 29 vdekje.

---- ----
----
----- ----
-----