Ballina Shëndetësi Covid 19/ Italia dhe Gjermania nisin testimin me metodën e serologjisë IgG,...

Covid 19/ Italia dhe Gjermania nisin testimin me metodën e serologjisë IgG, me zbulueshmëri 99 %

48
SHPËRNDAJE

Dy shtetet më të fuqishme të Europës, Italia dhe Gjermani do të nisin shumë shpejt testet me metodën Anti-SARS Cov-2 ELISA IgG, si mënyra më e efektshme për zbulimin 100 % të virusit në trupin e një njeriu. Në fakt, këtë metodë e paralajmëroi pak ditë më parë, edhe doktor Vasil Llajo, njëherësh presidenti i rrjetit të laboratorëve “Intermedica” në Shqipëri.

Lexo këtu:

Ja metodat mjekësore, sesi zbulohet prezenca Covid-19 në trupin tuaj

Doktor Llajo nënvizoi se metoda e serologjisë, ELISA IgG, me material që është gjaku, tregon reagimin imunitar të organizmit ndaj virusit. IgG është ajo që tregon nëse dikush e ka kaluar sëmundjen COVID -19 dhe ka krijuar imunitet.

Sot, mediat italiane raportuan se 4 milionë teste me metodën ELISA IgG do të kryhen brenda muajit maj. Testimet do të kryhen nga të gjithë laboratorët në Itali, me një shpejtësi prej 200 testesh në orë.

Testimi me metodën e serologjisë, ELISA IgG, është më i sakti dhe i jep mundësi shkencës që të prodhojë vaksinën në një kohë më të shkurtër.

Pas Italisë, edhe gjigandi SIEMENS raportoi sot të njëjtë gjë, pra testimin me metodën ELISA IgM+ IgG per Coronavirus SARS CoV-2, që doktor Vasil Llaji rekomandoi disa ditë më parë në një artikull të Gazetës SHQIP.

SIEMENS njoftoi 25 milionë teste deri në fund të qershorit, me një rekord prej 440 testimesh brenda 1 ore. Rezultati i testit për Covid-19, me metodën ELISA IgG, është vetëm 14 minuta.

Doktor Vasil Llaji, thekson se testi me metodën e serologjisë ELISA, zbulon të dy antitrupat IgM dhe IgG dhe ka zbulueshmëri më të madhe se 99%.

-----