Ballina Sport COVID-19 infekton edhe Barçën/ Mesi dhe shokët kanë pakënaqësi

COVID-19 infekton edhe Barçën/ Mesi dhe shokët kanë pakënaqësi

28
SHPËRNDAJE

Bordi drejtues i Barcelonës ka probleme ekonomike duke qenë se pezullimi i La Liga-s dhe Champions-it, e po ashtu edhe mungesa e të ardhurave të tjera (muzeu, dyqanet etj.) kanë shkaktuar një situatë delikate e duhen masa urgjente.

Nisur nga kjo është folur për të ulur pagat e futbollistëve. Fundjavën e kaluar, filluan kontaktet me kapitenët për t’u treguar atyre krizën që po kalojnë skuadrat, duke u kërkuar madje të shohin mundësinë për të hequr dorë nga një pjesë e pagës. Sidoqoftë, propozimi i parë nuk i bindi futbollistët e Barcelonës.

Lojtarët “blaugrana” i kanë dhënë vetes një afat kohor për t’u përgjigjur (duan të këshillohen me përfaqësuesit e tyre juridikë), por duket se nuk ka gjasa që metoda e propozuar nga klubi të mund të pranohet prej tyre.

Skuadra katalane, por jo vetëm, por përjeton pasigurinë e krijuar nga pezullimi i garave. Është thelbësore të dihet se kur do të rifillojë kampionati për të kufizuar humbjet ekonomike.

Te Barça janë të predispozuar të arrihet marrëveshja me futbollistët për uljen e pagës, sepse shuma ekonomike e përfshirë në këtë seksion është shumë më e lartë se ajo që përfiton pjesa tjetër e klubit.

Fatura e pagave sportive është mbi 600 milionë euro, ndërsa ajo e punëtorëve rreth 40 milionë. Megjithatë, masat do të merren në varësi të ecurisë së pandemisë. Aasnjë skenar nuk mund të përjashtohet.