Ballina Sport COVID-19 i prish planet Realit për Kylian Mbappe-në

COVID-19 i prish planet Realit për Kylian Mbappe-në

27
SHPËRNDAJE

COVID-19 i ka prishur planet skuadrës së Real Madridit. Trajneri Zinedine Zidane pëlqen së tepërmi sulmuesin francez Kylain Mbappe. Madje para se të shpërthente pandemia, klubi madrilen kishte nisur kontaktet dhe po thurte planin se si ta blinte lojtarin e PSG-së. Por tani, drejtuesit kanë ndryshuar mendim, pasi klubi ka pasur probleme ekonomike për shkak të pandemisë.

Pavarësisht se zhgënjeu këtë sezon me “galaktikët”, trajneri Zidane është gati që t’i japë besim maksimal sulmuesit serb Luka Joviç.

Sipas medias sportive spanjolle “AS”, kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi i ka stepur shumë klube nga investimet e mëdha në merkato pasi kanë pësuar humbje të mëdha financiare. Për rrjedhojë, Reali mund të heqë dorë nga tentativa për të blerë sulmuesin e PSG-së Kilian Mbape dhe t’i besojë ish-sulmuesit të Eintrahtit të Frankfurtit Luka Joviç.

22-vjeçari është kritikuar ashpër për formën e dobët këtë sezon, ndërsa në vendlindje rrezikon të dënohet me burg pasi shkeli urdhrat e qeverisë për gjendjen e emergjencës anti-koronavirus.

-----