
Covid-19 i mori jetën 17-vjeçarit, edhe babai i tij në gjendje të rëndë tek “Sanatoriumi”
Tragjedia e regjistruar ditën e sotme ku u regjistrua humbja e një adoleshenti nga koronavirusi.
Raportohet se 17-vjeçari Qamil Saiti, para një jave ishte në gjendje të rënduar dhe se prej 4 ditësh ishte i intubuar.
Por gjithashtu edhe prindërit e viktimës janë të prekur nga Covid-19.
Nëna e viktimës fatmirësisht është shëruar nga kjo sëmundje dhe se para disa ditësh ka dalë nga spitali.
Ndërkohë babai i 17-vjeçarit është në betejën me koronavirusit, i shtruar në spitalin Covid2.
17-vjeçari nga Elbasani, është shtruar në spitalin Covid 2 para një jave në gjendje të rëndë, prej 4 ditësh ishte i intubuar
Mësohet se edhe babai i 17-vjeçarit ndodhet në spitalin Covid 2, në gjendje të rëndë
Mamaja e 17-vjeçarit është shëruar nga Covid dhe ka dalë para disa ditësh nga spitali
Covid-19 i mori jetën 17-vjeçarit, edhe babai i tij në gjendje të rëndë tek “Sanatoriumi”
Klodian Bereti