Ballina Sport COVID-19/ Gjesti bujar i CR7-ës, maska dhe donacione për spitalet në Portugali

COVID-19/ Gjesti bujar i CR7-ës, maska dhe donacione për spitalet në Portugali

14
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka vendosur që të kontribuojë duke blerë maska, veshje për mjekët dhe do të bëjë donacione, ndërsa Portugalia ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ylli i Juves do të bashkëpunojë me menaxherin e tij, Jorge Mendes, për të ndihmuar mjekët portugezë në këtë situatë.

Mendes ka blerë 200 mijë veshje për mjekët dhe 3 ventilatorë deri më tani, ndërkohë që të dy po bëhen gati që të blejnë 50 ijë maska.

Sulmuesi bardhezi do të bëjë të tjera donacione. Ai fiton rreth 80 milionë paund në një vit.

-----