Ballina Sport COVID-19 fut në krizë Barçën, rrezikon falimentimin

COVID-19 fut në krizë Barçën, rrezikon falimentimin

17
SHPËRNDAJE

Kandidati për president të Barcelonës Viktor Font, jep alarmin se klubi rrezikon falimentimin. Sipas tij asgjë nuk është në vendin e duhur dhe klubi rrezikon që të shkatërrohet për shkak të keqmenaxhimit dhe shpenzimeve të tepërta.

“Kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. Koronavirusi ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në sport. Barcelona mund të shkojë drejt një falimentimi ekonomik dhe moral, loja mbaroi”, u shpreh ai. Kjo deklaratë e tij është pasqyruar në mediat spanjolle, ndërkohë që tifozët katalanas kanë filluar të dridhen.

Problem te Barça janë pagat e larta të futbollistëve dhe fakti që me shpërthimin e pandemisë nuk ka më fitime në klub. Kjo bën që të jetë shumë e vështirë për klubin që të paguajë lojtarët, e të mbulojë kostot e tjera.

-----