Ballina Sport Cori Gauff, 15-vjeçarja që po mrekullon botën

Cori Gauff, 15-vjeçarja që po mrekullon botën

16
SHPËRNDAJE

Një yll I ri i tenisit ka lindur dhe e ka bërë këtë në tempullin e këtij sporti siç është “Wimbledon”. Ajo është Cori Gauff, tenistja 15-vjeçare që vendosi emrin në histori me debutimin mbreslënës në turneun prestigjoz Grand Slam, duke eliminuar që në raundin e parë idhullin e saj dhe pesë herë fituesen Venus Williams.

Cori Gauff Venus Williams July 1 2019 Wimbledon.jpg 22047761 Ver1.0 1280 720
Adoleshenjta amerikane triumfoi në dy sete (6-4, 6-4), por më shumë se rezultati ishte vendosmëria dhe klasi që tregoi në fushë dhe që e bëri atë protagoniste në mediat më të rëndësishme botërore. Më shumë në Angli, ku të përditëshmet në vend nuk kanë kursyer asgjë për të ekzaltuar paraqitjen dhe suksesin e 15-vjeçares.

Jo vetëm kaq, pasi për të projektojnë një të ardhme të ndritur dhe plot triumfe në tenisin botëror. Sigurisht ishte vetëm prova e parë, e kaluar me sukses ndaj një kampione të madhe si patriotia e saj Venus Williams, por Cori Gauff i ka të gjitha kartat në rregull për të bërë gjëra të mëdha në tenisin botëror.

The post Cori Gauff, 15-vjeçarja që po mrekullon botën appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----