Ballina Sport Conte humbet një tjetër mesfushor, probleme dëmtimesh edhe te Roma

Conte humbet një tjetër mesfushor, probleme dëmtimesh edhe te Roma

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ndeshjet e ngjeshura janë tepër impenjative dhe tërheqjet muskulore të lojtarëve janë kthyer në një shqetësim për trajnerët. Interi luan në transfertë kundër Torinos ditën e diel dhe duhet t’i bëjë llogaritë pa Christian Eriksen.

Fantazisti danez ka hasur probleme në seancën stërvitore të ditës së sotme. Eriksen ka pësuar inflamacion në gjurin e majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet ditën e nesërme, por vështirë që Conte të rrezikojë për ta aktivizuar.

Jashtë për një muaj do të qëndrojë edhe Vidal, teksa Gagliardini pritet të formojë treshen e mesfushës me Barella dhe Brozovic në takimin me ekipin granata. Probleme edhe te Roma, që siguroi një fitore 3-0 përballë Shakhtar në Europa League.

Chris Smalling nuk luajti asnjë minutë mbrëmjen e kaluar, por mbrojtësi anglez është dëmtuar ditën e sotme. 31-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe ka humbur sfidën e fundjavës me Parmën. /abcnews.al

The post Conte humbet një tjetër mesfushor, probleme dëmtimesh edhe te Roma appeared first on Abc News.

---- ----
-----