Ballina Sport Conor McGregor bëhet baba për herë të tretë, zbulohet emri dhe gjinia...

Conor McGregor bëhet baba për herë të tretë, zbulohet emri dhe gjinia e bebit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kampioni i UFC-së, Conor McGregor, është bërë sërish baba. E fejuara e tij Dee Devlin ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Rian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Conor përmes një postimi të Instagram, ku 32-vjeçari shfaqet duke duke mbajtur foshnjën në krahë.

“Zot faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua dhe familjes time. Djali im i porsalindur, Rian McGregor”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë që superylli i UFC-së ka dy fëmijë, djalin Conor Junior, i cili mbushi katër vite në fillim të këtij muaji dhe vajzën Croia, dy vjeçe./abcnews.al

The post Conor McGregor bëhet baba për herë të tretë, zbulohet emri dhe gjinia e bebit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----