Ballina Lajme nacionale Çollaku: Lista e Ramës projekton kryetar të ri dhe PS në opozitë

Çollaku: Lista e Ramës projekton kryetar të ri dhe PS në opozitë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Për Kreshnik Çollakun lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit është listë e opozutës së nesërm.

Në studion e “Bardh a Zi”, Çollaku kandidat i PD në zgjednhje tha lista e PS projekton një kryetar të ri dhe ngjarje të reja në PS pas 25 prillit.

Nga ana tjetër, Alfred Peza u shpreh se lista e Partisë Demokratike është fotokopje e 2013 dhe 2017.

Pjesë nga biseda:

Kreshnik Çollaku: Në gjykimin tim lista e PS e Ramës është lista e opozitës së nesërme. Është një listë që projekton një kryetar të ri dhe një ngjarje të re në PS. Është listë që është përcaktuar nga kjo koshiencë e brendshme. Është lista e opozitës së re 8 vjeçare të PS. Karakteri i dytë është listë e goditur fort nga presioni ndërkombëtar i ambasadës për të mos pasur përfaqësues të krimit në këtë zgjedhje.

Alfred Peza: Zoti Basha ka si kryefjalë ndryshimin. Ndryshimi politik fillon nga ndryshimi i partive. Lista e PD është fotokopje e 2013 dhe 2017. Nuk është listë e ndryshuar. Nuk ka për të ndryshuar as rezultati i 25 prillit. Është një listë që provokon një gjë interesante në 2013 po me të njëjtët njerëz paraqitet edhe në 2021. Atëherë u ndëshkua dhe tani çfarë pret?

Kreshnik Çollaku: Lista e PD është listë e ndershme në atë që u premtohet shqiptarëve, një qeveri normale, qeverisje e pastër dhe e emancipuar. Të gjithë janë emra me integritet. Janë kandidatë të pacenuar nga marrëdhënia me krimin. Risia është e një Shqipëria normale. g.v/abcnews.al

The post Çollaku: Lista e Ramës projekton kryetar të ri dhe PS në opozitë appeared first on Abc News.

---- ----
-----