Ballina Shëndetësi CODIV-19/ Si reagon truri gjatë ditëve të izolimit?

CODIV-19/ Si reagon truri gjatë ditëve të izolimit?

39
SHPËRNDAJE

Në situata të paparashikueshme, reagimet e trurit të njeriut janë shumë interesante. Këtë e thonë ekspertët të cilat kanë arritur të identifikojnë reagimet e trurit në këto kohë pandemie.

Krijon Probleme Të Zgjidhshme
Truri ka aftësinë të na shpërqendrojë nga një problem kolosal të cilit nuk i gjejmë dot zgjidhje, duke krijuar probleme më të vogla, të cilat për fat kanë zgjidhje. Këtu vlen shembulli i mungesës së letrës higjenike. Nëse njeriu nis të mendojë për këtë problem të vogël, do të gjejë një zgjidhje dhe kësisoj do njeriut do t’i duket sikur i ka gjërat nën kontroll.

Përse e Kemi Të Vështirë Të Ndjekim Rregullat Më Të Thjeshta?
Truri i njeriut e ka të vështirë të perceptojë se një veprim i thjeshtë mund të jetë zgjidhja për një problem të jashtëzakonshëm. Izolimi, larja e duarve janë rregullat parësore që po zbatohen në mbarë botën për parandalimin e COVID-19. Sërish njerëzit nuk i marrin këto këshilla seriozisht, sepse truri beson se problemet e mëdha kërkojnë zgjidhje të komplikuara.

Truri Futet Në Autopilot
Në jetë, njerëzit krijojnë dhe i përmbahen rutinës, me punë, aktivitete e detyra shtëpie. Për trurin kjo nënkupton se është futur në modulin automatik, pra situata është mirë dhe s’ka asgjë shqetësuese. Në momentin që këto aktivitete të thjeshta pezullohen, truri del nga moduli automatik dhe njeriut i duhet të shfrytëzojë të gjithë potencialin e sistemit mendor për të llogjikuar, argumentuar dhe menduar jashtë zonës së rehatisë. Në raste emergjence, trurit i duhet të jetë gjithë kohën në punë, dhe kjo është arsyeja përse ndihemi të lodhur edhe përse po rrimë në ‘rehatinë’ e shtëpisë.

Përse Po Hamë Kaq Shumë?
Pandemia ka shkaktuar shumë pasiguri në mesin tonë. Ne kemi gjithë kohës pikëpyetje mbi jetën, ekzistencën dhe aftësitë tona për mbijetes. Një prej pyetjeve që na mundon më shumë është çfarë mund të bëjmë nëse nuk kemi ushqim të mjaftueshëm? Një pasiguri e tillë e bën trurin të na nxisë që të hamë më shumë në mënyrë që në organizëm të ketë depozita yndyrore për ndonjë skenar të jashtëzakonshëm, në rast se nuk kemi më ushqime në dispozicion.

Përse Harrojmë?
Hormonet e stresit ia kanë hedhur valles në organizmin e njeriut dhe ato ndikojnë shumë negativisht në sistemin e kujtesës. Kjo është arsyeja përse njeriu harron eksperiencat e të parëve tanë dhe nuk di ku të marrë shembuj pozitivë dhe inkurajues. Përpos të tjerave, në situata urgjente, truri i njeriut ka tendencën të jetë i kujdesshëm dhe të mos gabojë për të mbijetuar. Kjo është arsyeja përse njerëzit janë shumë mosbesues në këto ditë.

Truri Merzitet Nga Pasiguria
Situatat e parashikueshme na japin ndjesinë e gabuar të të paturit gjërat nën kontroll. Pandemia ku ndodhemi është një situatë e mërzitshme për trurin. Atij i duhet të aktivizojë parametrat që të na japin më shumë siguri dhe të nxisin planifikime për të ardhmen, por në këto rrethana është e vështirë. Situata të tilla urgjente heqin çdo maskë dhe shfaqin shumë brishtësinë tonë.

Përse Nuk Përqendrohemi Dot?
Burimet tona të vëmendjes janë të kufizuara. Po ta keni vënë re, nuk po arrijmë të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë siç bënim para pandemisë. Arsyeja përse nuk përqendrohemi dot në detyra të thjeshta është se e gjithë vëmendja jonë është monopolizuar nga Koronavirusi./AgroWeb

-----