Ballina Lajme nacionale Çmimet e larta të rrymës, protesta para Qeverisë në Shkup

Çmimet e larta të rrymës, protesta para Qeverisë në Shkup

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grup qytetarësh nga Nisma “Mjaft më” protestuan përsëri para Qeverisë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe faturave të larta. Ata janë të revoltuar për, siç thonë, qëndrimin injorant të Qeverisë ndaj kërkesave të tyre. Qytetarët kërkojnë uljen e TVSH-së së energjisë elektrike, rritjen e numrit të qytetarëve që marrin ndihmë për dalje nga varfëria energjetike, fshirjen e borxheve të vjetra dhe kamatave për faturat e energjisë elektrike.

“Periudha e dimrit është “thembra e Akilit’ për rastet sociale. Nëse nuk subvencionohen në dimër kur paguajnë 12, 15, 18, 24 mijë denarë për faturat e energjisë elektrike, kur do të subvencionohen, në verë? Këto janë absurditete. Ne jemi i vetmi shtet në rajon që nuk ka parashikuar pako që rastet e tilla të subvencionohen”, tha Krenar Osmani, Nisma “Mjaft Më”.

Nga Nisma gjithashtu dyshojnë se shteti së bashku me kompaninë energjetike EVN po manipulojnë qytetarët përmes matësve që tregojnë se sa energji elektrike ka shpenzuar një familje. Qytetarët theksojnë se Qeveria duhet të mbajë fjalën e saj dhe të ndjekë trendet evropiane dhe të plotësojë nevojat e njerëzve. Përndryshe, Komisioni Rregullator i Energjetikës kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që të zgjerojë përfshirjen për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të cilët do të marrin subvencione për të paguar faturat e energjisë elektrike. Aktualisht, përfitime të tilla kanë vetëm qytetarët që marrin ndihma sociale.

The post Çmimet e larta të rrymës, protesta para Qeverisë në Shkup appeared first on ShqipMedia.

Postimi Çmimet e larta të rrymës, protesta para Qeverisë në Shkup u shfaq së pari te LAJME.mk.

---- ----
----
-----
-----