Ballina Sport Çmim i vendosur dhe Mendes në lojë, sa prapaskena për Ronaldon!

Çmim i vendosur dhe Mendes në lojë, sa prapaskena për Ronaldon!

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Cristiano Ronaldo nuk mund të pajtohet me dështimin. Tre vite te Juventusi dhe nuk ia doli dot të fitonte Champions League. Këtë herë Porto i eliminoi italianët.

Zhgënjimi te portugezi dhe tek të gjithë në kampin bardhezi është i madh, ndërkohë që tashmë kanë nisur edhe zërat e merkatos.

Në Spanjë El Chiringuito ka zbuluar se menaxheri Jorge Mendes ka folur me Real Madrid për një rikthim të mundshëm të Ronaldos.

“Ka qenë një bisedë jo zyrtare, pasi Mendes gjithmonë flet me drejtuesit e Realit. Nuk e di nëse vetë lojtari e di që kanë folur, por ka pasur bisedime”, tregon Josep Pedrerol.

Te Juventusi nuk e kanë me ngut për të rinovuar dhe këtë e ka shprehur edhe vetë drejtori sportiv, Fabio Paratici, pasi kontrata e portugezit përfundon më 30 qershor të vitit 2022.

Në Itali raportojnë se klubi nga Torino edhe mund ta shesë Ronaldon dhe për transferimin e tij kërkon 29 milion euro. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. /abcnews.al

The post Çmim i vendosur dhe Mendes në lojë, sa prapaskena për Ronaldon! appeared first on Abc News.

---- ----
-----