Ballina Lajme Bota/Rajoni Çmenduri nga Turqia/ Turistëve britanikë i kërkohen 43 paundë për një sanduiç,...

Çmenduri nga Turqia/ Turistëve britanikë i kërkohen 43 paundë për një sanduiç, 65 paundë që të notojnë në det

93
SHPËRNDAJE

Turistëve britanikë në Turqi po i kërkohen 43 paundë për një racion qebap dhe 65 paundë që të notojnë në det.

Lajmin e përcjell Daily Mirror, sipas të cilës, një klient i shokuar postoi në rrjetet sociale faturën e “çmendur” nga një bar-restorant në Bodrum. Aty tregohej edhe sesi për një kafe të vogël i janë kërkuar 7.30 paundë dhe 22 paundë për një sufllaqe.

Në një hotel të të njëjtit qytet, sipas kësaj të përditshme, vizitorëve u janë kërkuar 65 paundë për të notuar. Kryebashkiaku i Bodrumit, Ahmet Aras i ka mbrojtur këto çmime duke thënë se bizneset vendase thjesht po përpiqen të mbijetojnë pas pandemisë së koronavirusit. “ Ata nuk po mbyllin dot muajin, megjithatë, sigurisht që nuk duhet të mbifaturojnë klientët”, shtoi ai.