Ballina Showbiz Çmenduri me photoshop, fansat – Aurela Hoxhës: Ç’i ke bërë këmbës? (Foto)

Çmenduri me photoshop, fansat – Aurela Hoxhës: Ç’i ke bërë këmbës? (Foto)

96
SHPËRNDAJE

Aurela Hoxha, e përfolur prej vitesh për operacione plastike, duket se e preferon së tepërmi photoshopin.

Ajo ka publikuar dje një foto në “Instagram” ku shfaqet me bikini. Duke ecur me kokën pas dhe e buzëqeshur, por një detaj jo i vogël i ka lënë pa fjalë ndjekësit.

Jo format e Aurelës, që duhet thënë se ka të pasme bombastike, por diferenca e këmbëve të saj.

A po më bëjnë sytë apo këmbën e djathtë e paske më të trashë?”– i ka shkruar njëri prej tyre, duke vendosur kështu në dukje përdorimin e photoshopit nga ana e modeles.

Çfarë i ke bërë këmbës së majtë?”, pyet një tjetër.

Kujtojmë se Aurela Hoxha është komentuar së fundmi edhe për lidhjen e saj të dashurisë me një biznesmen nga Miloti, i cili jeton në Spanjë, aty ku është zhvendosur prej pak kohësh edhe modelja.

-----