Ballina LifeBizare Çmenduri/ Fustani ikonik i Princeshë Dianës del në shitje për një shumë...

Çmenduri/ Fustani ikonik i Princeshë Dianës del në shitje për një shumë marramendëse (FOTO)

52
SHPËRNDAJE

Fustani i famshëm i Princeshë Dianës, që mbante veshur kur kërceu me John Travoltën në Shtëpinë e Bardhë, është nxjerrë në shitje për 350.000 paund.

Princesha e Uellsit i la të gjithë pa mend kur veshi fustanin e mbrëmjes blu kadife në darkën shtetërore në 1985. Pamjet e saj të vallëzimit u bënë virale në gjithë botë, ndërsa aktori e përshkroi si “një përrallë”.

Princesha e ndjerë e veshi fustanin edhe në katër raste të tjerë të mëdha, përfshirë gjatë një vizite shtetërore në Austri në 1986 dhe një mbrëmje në Royal Opera House në 1991. Gjithashtu e veshi në portretin që ju bë nga Lord Snowden në 1997.

Fustani do dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër në 9 dhjetor dhe konsiderohet një nga veshjet më ikonike të princeshës britanike.