Ballina Lajme nacionale Çmendet shqiptari, tenton të vrasë gruan me shpatë samurai

Çmendet shqiptari, tenton të vrasë gruan me shpatë samurai

28
SHPËRNDAJE

Një shqiptar në Itali është vënë në prangat e karabinierëve pasi ka kërcënuar bashkëshorten me një shpatë “katana”.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Pavias, ku pas një telefonate në stacionin e policisë, karabinierët mbërritën në banesën e shqiptarit. Ata e gjetën 50-vjeçarin në flagrancë duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe shpata 105 cm e gjatë, ndërsa tashmë do të duhet të përballet me akuzat për dhunë në familje.

-----