Ballina Lajme nacionale ‘Çmendet’ Neritan Ceka, kësaj radhe mallkon mësuesit

‘Çmendet’ Neritan Ceka, kësaj radhe mallkon mësuesit

24
SHPËRNDAJE

Pasi mallkoi ditë më parë ata persona që do të merrnin pjesë në votimet e 30 qershorit, politikani dhe profesori i njohur Neritan Ceka kësaj here mallkon mësuesit.

I ftuar në “Provokacja”, Ceka mori shkasë nga ata mësues që nxjerrin nxënësit nëpër fushata elektorale.

“Në fushatën e tij elektorale që po ikën si ai kali që ka lënë karrocën, në tym. Do t’i them që herë tjetër me kalamaj të dalë me fushatë elektorale kjo është faqja e zezë. Ka dalë në Pustec me nxënës 12-13 vjeç. Në fushatë elektorale marrin pjesë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Natyrisht, ata nxënës i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin.  Mos i marrshin ato rroga ku shesin profesionin e Petro Ninit Luarasi, i cili thotë vritmëni po gjakun ma ruani se do t’i duhet nipërve tuaj për të shkruar gjuhën shqipe. Ky beu ynë shkon e del përpara fëmijëve në fushatë elektorale”, tha Ceka.

-----