Ballina Showbiz “Çmenden” fansat/ Roza Lati poston videot e shtrirë në shtrat me Stresin,...

“Çmenden” fansat/ Roza Lati poston videot e shtrirë në shtrat me Stresin, rreth tyre disa… (FOTO)

166
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka zbuluar përmes postimeve në “Instastory” se kush do të jetë i ftuari i radhës në emsionin e saj “Why Not”.

Stresi është personazhi që Roza ka zgjedhur për të intervistuar dhe duket se do të ketë edhe shumë të qeshura.

Në videot që Roza ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj, ata shfaqen të shtrirë në një krevat. Krahas tyre qëndojnë disa të rinj, të veshur me maska dhe shkop gome, që ngjajnë si të ishin pjesë e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit),  të cilët nuk dihet se çfarë roli kanë në këtë inskenim.

“Why not, këtë të djelë, vetëm kaq dua t’u tregoj. Je shok fantastik, vëllai i madh, njeri model”, shkruan Roza Lati për Stresin në pamjet që ka publikuar.

Po kështu edhe Stresi ka publikuar pamje në “Instagram”, ku  shihet mes dy djemve, që janë miqtë e tij, por që këtë herë janë veshur e maskuar dhe ngjajnë si efektivë të RENEA-s.

---- ----
----
-----
-----