Ballina Lajme nacionale Ç’la të nënkuptuar Rama, a do të nisë nga nesër një operacion...

Ç’la të nënkuptuar Rama, a do të nisë nga nesër një operacion “fshesa” në PS?

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Megjithëse e ka quajtur fitore e së ardhmes, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sonte pas zgjedhjeve se në korrik do të nisë debati i brendshëm për të analizuar situatën në familjen e Partisë Socialiste.

Si një reflektim për pjesëmarrjen e ulët, Rama e cilësoi një pozicionim të ri të PS-së në skenën politike.

“Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar për të analizuar situatën në familjen tonë politike duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë që sot nuk munguan. Një debat i brendshëm për të analizuar qeverisjen nga korriku dhe për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë e qeverinë”, tha Rama.

---- ----
-----