Ballina Lajme nacionale Çka është bërë me shtesat e fëmijëve

Çka është bërë me shtesat e fëmijëve

8
SHPËRNDAJE

 

Në seancën e sotme të Kuvendit Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, ka ngritur çështjen e shtesave të fëmijëve, për të cilën është miratuar një rezolutë në vitin 2018.

Kadaj Bujupi, e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se kur do të filloj implementimi i rezolutës.

“Është mriatu rezoluta për shtesa të fëmijëve. Kur do të fillojë implementimi i rezolutës dhe a keni ndërmend ta filloni angazhimin në këtë drejtim”, tha ndër tjera ajo.

Pergjegjia e Hotit për këtë pyetje ishte se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Ne i kemi hy punës bashkë me Fondin Monetar dhe me Bankën Botërore të reformojmë gjitha skemat sociale dhe pensionale dhe pjesë e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe kjo çështje shqyrtimi i kësaj rezolute dhe shtesave për fëmijë”, tha Hoti.

Kjo rezolutë është bërë me kërkesë të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk aplikon shtesat për fëmijë. Një rezolutë e Kuvendit të Kosovës e vitit 2018, e cila kërkon nga qeveria të hartojë legjislacionin për ndarjen e këtyre mjeteve finaciare për fëmijët, nuk është realizuar deri më tani.

Ndarja e shtesave për fëmijë ishte kërkuar të fillojë gjatë vitit 2019. Ndërkaq, shuma mujore duhet të kategorizohet duke marrë parasysh kriteret përkatëse, si të hyrat familjare, punësimin e prindërve dhe moshën e fëmijëve. Në atë kohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin rekomanduar që shuma mujore e shtesave për fëmijë të jetë prej 10 euro dhe të përfshijë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç dhe nga kjo ishte llogaritur ta përfitojnë rreth 500 mijë fëmijë.

Mali i Zi aplikon shtesa për fëmijët në vlerë prej 23 euro deri në 40 euro, Serbia nga 25 deri në 46 euro, Bosnje e Hercegovina prej rreth 17 euro deri në 40 euro, varësisht nga vendi ku jetojnë. Po ashtu, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut aplikojnë shtesat për fëmijë./ 21Media

The post Çka është bërë me shtesat e fëmijëve appeared first on RTV21.

-----