Ballina Lajme nacionale Çitaku reagon pas barazimit të Kosovës kundër Malit të Zi, ka një...

Çitaku reagon pas barazimit të Kosovës kundër Malit të Zi, ka një mesazh

40
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte nxori vetëm një pikë ndaj Malit të Zi.

Pas barazimit të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi, në rrjetet sociale është duke u komentuar loja e zhvilluar në Podgoricë.

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka arsyetuar barazimin me presionin që është duke iu bërë lojtarëve para ndeshjeve.

Ndër të tjera, Çitaku ka edhe një kërkesë.

“Mos mi shani lojtarët e #Kosovës se block e keni. Kritika po. Shamje jo. Edhe mos harroni që është ekip i ri, sa kanë fillu me lujtë me njëri-tjetrin. Shto këtu presionin e hatashëm që ua jepim na para çdo loje”, ka shkruar Citaku në Facebook.

Kosova ka marrë një pikë nga ballafaqimi me Malin e Zi, pas barazimit 1 me 1.

-----