Ballina Sport Cisse: Superiorja nuk është keq, dua trofe me Vllazninë! Golat? Do vijnë

Cisse: Superiorja nuk është keq, dua trofe me Vllazninë! Golat? Do vijnë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Salim Cisse, sulmuesi afrikan i Vllaznisë, ishte titullar në Laç në ndeshjen e kampionatit dhe sot ka dalë në konferencë për shtyp në prag të duelit tjetër me kurbinasit, këtë herë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

“Është një eksperiencë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Unë motivohem nga kjo eksperiencë”, tha fillimisht Cisse.

Më pas ai ka shtuar: “Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje. Minutat më motivojnë, sado të jenë ato. Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën time në fushë”.

Cisse dëshiron shumë të ngrejë trofe me Vllazninë, por edhe të shënojë gola. Deri më tani akoma nuk ka realizuar dot, por nuk duhet harruar se më së shumti është futur si zëvendësues. “Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe.

Unë dua të shënoj gola si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin. Goli do të vijë. A do shënoj nesër? Nuk mund të them se do të shënoj, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar shpresoj të realizoj. Objektivi im ai është. Shpresoj të shënoj nëse luaj”, ka përfunduar Cisse. /abcnews.al

The post Cisse: Superiorja nuk është keq, dua trofe me Vllazninë! Golat? Do vijnë appeared first on Abc News.

---- ----
-----