Ballina Sport Çinari: Akoma s’ka mbaruar asgjë, Vllaznia ka bërë kampionat të madh! Kjo...

Çinari: Akoma s’ka mbaruar asgjë, Vllaznia ka bërë kampionat të madh! Kjo javë vendimtare

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Erald Çinari ishte vendimtar për Partizanin në ndeshjen me Teutën sot, duke shënuar një gol që mund të vlejë sa titulli kampion në fund. Pas ndeshjes në Durrës, shkodrani u shpreh: “Kjo fitore na çoi në vendin e parë, por nuk ka përfunduar asgjë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Vllaznisë, të premten. Ajo duhet të fitohet me çdo kusht”.

“Partizani një dorë te titulli? Në fillim kam thënë që nuk na lejohen më gabime. Kanë mbetur edhe dy ndeshje. Nëse gabojmë nuk do jemi aty ku duhet dhe ku Partizanit i takon të jetë. Nuk na lejohen gabime, janë ndeshjet e fundit dhe ne do bëjmë maksimumin të shkojmë aty ku duhet dhe ta mbajmë vendin që kemi tani”.

“E vështirë mund të jetë, pasi Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë këtë sezon. Edhe Laçi e Teuta kanë ndeshje të vështirë njëra me tjetrën dhe besoj se aty do të vendoset titulli kampion. Shpresoj që të dalim me fitore kundër Vllaznisë”.

“Normalisht ndihem shumë mirë në aspektin personal për golin. Gjithsesi ekipi është më i rëndësishmi, pasi ky gol na ndihmoi për marrjen e tre pikëve dhe marrjen e vendit të parë. Normalisht emocioni është dyfish më i madh”, tha në mbyllje Çinari. /abcnews.al

The post Çinari: Akoma s’ka mbaruar asgjë, Vllaznia ka bërë kampionat të madh! Kjo javë vendimtare appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----