Ballina Lajme nacionale Cili është shteti që i kërkoi Kosovës të vërë taksën?

Cili është shteti që i kërkoi Kosovës të vërë taksën?

144
SHPËRNDAJE

Aleksandër Vuçiç ka ngjallur diskutime të mëdha me deklaratën e tij pas kthimit nga konferenca e sigurisë në Mynih se Ramush Haradinaj nuk e ka marrë i vetëm vendimin e vendosjes së taksës 100% mbi produktet serbe, por se pas këtij hapi të tij, qëndronte një vend i fuqishëm europian.

Vuçiç deklaroi se një lëvizje e tillë u bë me qëllimin që Serbia të braktiste dialogun, i cili në atë moment po shkonte drejt zgjidhjes me kompromis sipas të cilës, Beogradi do të “fitonte” veriun e Kosovës dhe Anamoravën.

Por cili është ky shtet? Presidenti serb këtë nuk e tha, ndonëse la të kuptohej se e dinte pak a shumë. Lidhur me këtë çështje ka folur analisti Dushan Janjic, i konsideruar njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka kërkuar ndihmën e burimeve diplomatike për të zbërthyer këtë deklaratë të Vuçiçit.

Sipas Janjic, Vuçiç qëllimisht nuk e ka përmendur emrin e vendit në fjalë sepse një gjë e tillë duhet të faktohet. Por nga sa kanë pohuar për të burimet diplomatike në fjalë, diskutohet për dy vende, një prej të cilëve nuk është më anëtar i Bashkimit Europian, duke aluduar kështu për Britaninë e Madhe. Më tej, siç thotë shtypi kosovar, analisti serb ka kujtuar faktin që dhe vendet e QUINT-it në fillim nuk e kanë dënuar vendimin për taksën 100 %.

-----