Ballina Showbiz “Cili është sekreti i miqësisë me Xhemin?”, Arbana habit me përgjigjen: E...

“Cili është sekreti i miqësisë me Xhemin?”, Arbana habit me përgjigjen: E paguaj (FOTO)

19
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Për të qëndruar sa më pranë fansave të saj, ajo është edhe mjaft aktive në “Instagram:, ku poston momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Arbana ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë. Në “Instastory”, fansat mund t’i bëjnë pyetjet e tyre, e më pas ajo të përgjigjet.

Kuriozitetet rreth moderatores së njohur kanë qenë të shumta, duke nisur nga profesioni e deri te jeta private. Por një fans ka qenë kuriozë që të dijë sekretin e miqësisë me Xhemi Shehun.

“Shoh se Xhemi të mbështet kudo. Cili është sekreti i një miqësie të tillë?”, e pyet ndjekësi, ndërkohë Arbana me shaka i përgjigjet shkurt: “E paguaj”.

Dy moderatoret e njohura janë prej disa vitesh jo vetëm kolege, por edhe dy mikesha shumë të mira që e mbështesin njëra-tjetrën në çdo moment. Këtë e kanë treguar edhe nëpërmjet postimeve që bëjnë në rrjetet sociale.

-----