Ballina Sport Cili është futbollisti që fiton më shumë në një vit?

Cili është futbollisti që fiton më shumë në një vit?

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Messi, Ronaldo apo Neymar? Kush fiton më shumë në një vit? “France Football” do të publikojë të martën raportin e përvitshëm të përfitimeve financiare të futbollistëve dhe trajnerëve, një klasifikim që prej vitesh kryesohet nga treshja Messi-Ronaldo-Neymar.

----

Nuk do të bëjë përjashtim as ky sezon, pasi është zbuluar paraprakisht që Messi është futbollisti me të ardhurat më të larta vjetore, i ndjekur nga Ronaldo e Neymar. Sa i përket reditjes së trajnerëve, ai që përfiton më shumë është Diego Simeone, i ndjekur nga Anonio Conte dhe Pep Guardiola.

Për t’i kuptuar më shumë shifrat në lojë, të gjitha bruto, revista franceze saktëson se janë marrë në analizë të ardhurat nga paga, bonuset sportive të sezonit të kaluar dhe përfitimet nga kontratat me sponsorët dhe reklamat të vitit fiskal aktual.

“Top-5”

1 – Lionel Messi (Barcelona): 131 milionë euro (bruto)

2 – Cristiano Ronaldo (Juventus): 118 milionë euro (bruto)

3 – Neymar (PSG): 95 milionë euro (bruto)

5) Antoine Griezmann (Barcelona): 38.5 milionë euro (bruto)

----- ----