Ballina Lajme nacionale Cili është dallimi mes krishterizmit, ortodoksizmit dhe protestanizmit, tregon prifti shqipëtar

Cili është dallimi mes krishterizmit, ortodoksizmit dhe protestanizmit, tregon prifti shqipëtar

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prifti Shtjefan Dodes ka folur në emisionin Pressing dallimet mes tre degëve të fesë katolike. Më saktësisht ortodoksizmit, protestanizmit dhe krishterizmit.

“Dhjetë shekujt e parë kemi qenë bashkë”, tha Dodes.

----

“Në shekullin e 11-të kemi dallimet e para që kanë qenë dallime në rite. Ritet janë një formë se si shprehim devotshmërinë tonë ndaj Zotit”

Tutje Dodes ka shtuar se e gjitha ka të bëjë me mentalitetin e popujve të ndryshëm por qe në këto kanë ndikuar edhe keqkuptimet doktrinare.

“Ortodoksët nuk kanë dashur të jenë nën primatin e Papës. Kjo ndikoi në ndarjen e tyre”, tha Dodes.

Pastaj prifti u shpreh edhe rreth protestanizmit.

“Krishterizmi ka pësuar nga keqinterpretimet e Kishës. Kështu janë ndarë dhe kanë dalë nga feja protestantët”

Por gjithsesi Dodes ka shtuar se mësimet e Martin Luterit janë keqkuptuar dhe po vazhdojnë të keqinterpretohen.

----- ----