
Shpeshherë ndodh që vajzat e njohura të ekranit të bëjnë xing me të njëjtën veshje. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi me dy këngëtaret e njohura shqiptare. Është fjala për Jonida Maliqin dhe Nora Istrefin.
Nora dhe Jonida kanë bërë xing me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, i cili u nxjerr mjaft bukur format trupore.
Fustani është me jakë të hapur, i çarë në fund të këmbëve dhe me kopsa. Fustanin në fjalë e ka veshur e para Jonida, në muajin tetor, në një nga puntatat e emisionit “ADC”.
Së fundmi po të njëjtin fustan, e ka veshur dhe Nora. Ajo ka publikuar në profilin e saj të “Instagram”-it një foto ku shihet e veshur me fustanin ngjyrë bezhë.