Ballina AKTUALE Çiklistat nga Gjilani dhe Bujanoci sëbashku bën një rrugëtim në fshatrat e...

Çiklistat nga Gjilani dhe Bujanoci sëbashku bën një rrugëtim në fshatrat e Luginës

241
SHPËRNDAJE

Dje klubi i çiklizmit nga Gjilani “Urban Bike 06” dhe klubi i Çiklizmit të Bujanocit, kanë realizuar një tour tepër mbresëlënës nëpër Lugin.

Falë bashkëpunimit tepër të mirë dhe mirëkuptimit, çiklistët e të gjitha klubeve pjesmarrëse dje përjetuan një eksperiencë tejet të shkëlqyeshme me biçikletë, dhe përfunduan tourin me sukses, pa ndodhur as më i vogli aksident gjatë gjithë rrugës.

Duke pedaluar, vizituan shumë fshatra shqiptare të komunës së Bujanocit dhe të Preshevës, ku kan takuar shumë qytetarë në rrugë, të cilët i përshëndesnin çiklistat me rrespekt dhe dashuri kur kuptonin që jenë shqiptarë të cilët disa ishin ardhur nga Kosova për të vizituar banorët dhe Luginën./BujanociNet/