Ballina Sport Cikalleshi flet troç, me dy sulmues për të marrë tre pikë

Cikalleshi flet troç, me dy sulmues për të marrë tre pikë

36
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në Frankurt, në prag të ndeshjes që Kombëtarja do të luajë ditën e shtunë ndaj Islandës. Në prononcimin e tij, bomberi kavajas, foli për rikthimin në Kombëtare, si dhe për atmosferën dhe gjendjen e skuadrës. Cikalleshi u shpreh optimist dhe beson te një rezultat pozitiv ndaj Islandës.

“Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh është një nder.  Jam i sigurtë që si për mua dhe lojtarët e tjerë është shumë mirë. Është shumë mirë kur punon me intensitet të lartë. Me ardhjen e trajnerit të ri duket se jemi seriozë. Ndaj Islandës kërkojmë që të bëjmë mire” – tha sulmuesi kuqezi.

Ai shtoi më tej se “në dy grumbullimet kur ishte trajner Panuçi kam qenë i pafat, pasi isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Por tani nuk duhet ta mendojmë Panuçin, ta lemë pas të kaluarën, pasi jemi këtu për një kapitull të ri”

Për Cikalleshin duke iu referuar sistemit që trajneri Reja po bën, sulmuesit janë shumë të avancuar. Duke qenë 4 sulmues, me shumë mundësi do të luajmë 2, por nuk është vendosur gjithçka.

Nuk kemi problem kush luan, kushdo që ka luajtur e kemi mbështetur. Ajo që do na ndihmojë shumë është entuziazmi. Jemi staf i ri dhe shpresoj që ta konkretizojmë në fitore. Ajo që dua është arritja e rezultateve të duhura. Edhe pse futbolli nuk është matematik, por ndjehet diçka e re një fillimi i ri. Shpresoj ta konkretizojmë me Islandën dhe Moldavinë- shtoi ai.

“Unë kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla, por nuk kam ngelur asnjëherë i pakënaqur. Më kënaq rezultati, duke qenë se luajmë me dy sulmues, shanset janë më të mëdha për për të shënuar”, u shpreh Cikalleshi.

-----